Aksidentohet Selim i serialit “Xhenet”, ja si është gjendja e aktorit

0

Aktori simpatik Berk Atan në një intervistë për gazetarët së fundmi ka treguar se ka bërë aksident. Aktori 27-vjeçar është fotografuar duke bërë pazar në një qendër tregtare dhe gazetarëve u ka rënë në sy që Berk çalonte. Menjëherë aktorin e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur dhe ai ka treguar se ka pësuar një aksident të vogël. “Pësova një aksident të vogël. Ndrydha kyçin e këmbës.

Nuk është serioze, thjesht kam vështirësi për të ecur”-tha Berk Atan. I pyetur nëse do e shohim së shpejti në ndonjë serial të ri, ai u përgjigj: “Nuk kam rënë dakort për asnjë projekt. Mbase në verë. Të presim dhe të shohim”. Kujtojmë që roli i fundit i Berk Atan është në serialin “Xhenet” i cili po transmetohet në TV Klan dhe nga i cili mori shumë famë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu