Gjin Gjoni me 2 vila miliona euro dhe llogaritë bankare. Hyri në drejtësi si i pastrehë…

0

Deputeti i PD Gjin Gjoni me 2 vila miliona euro dhe llogaritë bankare. Hyri në drejtësi si i pastrehë. Ku i mori paratë? Sot udhëheq ‘revolucionin e molotovit
Gjin Gjoni, simbol i korrupsionit në drejtësi, i cili hyri në sistem si i pastrehë dhe ia mbathi si sheik nga frika e Vetingut, sot deputet i Partisë Demokratike, ka nisur të shfaqet në ballë të ‘revolucionit të molotovit’, kamufluar pas protestës së studentëve, për rrëzimin e qeverisë.
Qeveria Rama mund të ketë një sagë mëkatesh dhe gabimesh, abuzime me paratë dhe pronat publike, pensione qesharake, paga qesharake për mësuesit, policët, mjekët et.
Por, a kanë legjitimitet moral dhe politik milionerët e PD-së si Gjin Gjoni, Flamur Noka, Enno Bozdo, Belo Këlliçi, Çim Peka, Familja Berisha me 60 shtëpi, kulla dhe prona nga Tirana në Jug, të përmbysin qeverinë me dhunë, kur ka 13 vite që humbin çdo palë zgjedhje dhe herë pas here hyjnë në pazare me pushtetin?
Gjin Gjoni hyri si i pastrehë dhe ‘plepist’ në drejtësi, ndërsa doli me një pasuri miliona euro. I kallëzuar nga ILDKPKI për fshehjen e mbi 2 milionë eurove pasuri, Gjin Gjoni ia mbathi nga drejtësia me dorëheqje në korrik të vitit 2020 (pasi i kishte mbaruar leja prindërore) duke evituar përballjen me Vetingun, ku do t’i dilnin pasuritë e pajustifikuara dhe ndoshta elemente të disa veprave penale. Dosja e hetimit të pasurisë së tij nga Vetingu mbahet sekret.
Si deputet i PD-së, Gjon Gjoni ka deklaruar një pjesë të pasurisë. Përpos të tjerave, ish gjyqtari ka deklaruar dy vila në vlerën 1.3 milionë euro. Bëhet fjalë për dy vila në periferi të Tiranës, njëra me sipërfaqe 2.5 mijë m2 dhe tjera rreth 1 mijë m2. Vlera reale e tyre besohet se është mbi 5 milionë euro.
Shkrimi i plotë në koment;

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu