Për një strategji kombëtare reale

0

Shkruan Zef Ndeka

Prej kohësh shihet mungesa e një strategjie kombëtare të përbashkët shqiptare në raport me zhvillimet politike dhe historike që lidhen me Kosovën dhe rajonin.
Lidhur me gjyqin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, jo rrallë shihet një reagim vetëm emocional dhe simbolik me protesta, me deklarata politike dhe mobilizim publik, por më pak një qëndrim i strukturuar strategjik.
Shohim reagime emocionale pa strategji, ku protestat dhe deklaratat politike shprehin vërtetë solidaritet, por shpesh të pa shoqëruara me një platformë të qartë diplomatike, juridike dhe historike që të mbrojë luftën çlirimtare.
Shihet qartë mungesë koordinimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku politikat në Tiranë dhe në Prishtinë vepronëjnë në mënyrë të fragmentuar. Nuk shohim apo nuk ekziston një forum i përhershëm strategjik që të trajtojë çështjet kombëtare në mënyrë të sinkronizuar.
Kështu, ka lindur rreziku i relativizimit të historisë me mungesën e një strategji e qartë politike, diplomatike dhe akademike, duke krijuar terrenin që konflikti të paraqitet si një barazim moral midis pushtuesve dhe qëndreses, pra duke relativizuar rolin e shtetit të Serbisë në krimet e luftës dhe karakterin çlirimtar të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kjo tregon se diplomacia publike është shumë e dobët pasi shqiptarët kanë shumë pak investim të koordinuar në dokumentimin historik ndërkombëtar, pa institute kërkimore, pa lobim në qendrat perëndimore ku bëhet vendimmarrja.
Lind pyetja:
Çfarë do të kërkonte një strategji kombëtare reale?
Një strategji e tillë do të përfshinte koordinim institucional mes Shqipëria dhe Kosova për çështjet e historisë, të diplomacisë dhe të sigurisë.
Do të kërkonte strategji diplomatike ndërkombëtare për të vendosur kontekstin e luftës së viteve 1998-1999.
Do të kërkonte dokumentim sistematik të krimeve të luftës të kryera nga shteti i Serbisë.
Do të kërkonte institucione studimore dhe arkiva që prodhojnë ngjarje historike të bazuara në fakte dhe jo vetëm retorikë politike.
Problemi më i madh i yni mbetet politika shqiptare që mbetet elektorale, pa strategji dhe afatshkurtër. Kjo bën që çështje shumë të mëdha e të rëndësishme historike të trajtohen me logjikën e ciklit politik të radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu