Sokol Balla nxjerr statistikat ku shkaku kryesor i emigrimit është opozita!

0

Dalin sondazhet në ABC Sondazh në ABC News: 50.3% e shqiptarëve fajësojnë opozitën për emigracionin Në programin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News Albania, gazetari Sokol Balla prezantoi rezultatet e një sondazhi mbi shkaqet politike të emigracionit në dekadat e fundit.
Pyetja kryesore:
Cili ka qenë shkaku kryesor politik i emigracionit?
• 50.3% – Opozita, pasi nuk ofron shpresë
• 33.4% – Keqqeverisja
• 16.3% – Të dyja: opozita dhe qeveria
Metodologjia e sondazhit
• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në qytete dhe fshatra.
• Plotësimi u bë elektronikisht dhe anonim.
• Kampioni u ripeshua statistikisht për të përfaqësuar rreth 1.9 milionë banorë të rritur në Shqipëri (sipas kriterit gjeografik, demografik, arsimor dhe politik).
• Marzhi maksimal i gabimit: ±2.5%.
Një gazetar dhe analist që bën sondazhe dhe nxjerr statistika ku evidentojnë që pas 3 mandateve të një qeverie statistikat dalin në konkluzion që fajësojnë opozitën është diçka e rëndë, një tradhti kombëtare. Një analist i tillë s’mund të jetë tjetër veçse një analist i shitur, një servil i pushtetit, kokë e këmbë i blerë nga korrupsioni, bën një dëm me propagandën e tij, i cili dëm nuk ka të ndrequr dhe mbi të gjitha ofendon inteligjencën e shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu