Ajo pëshpëriste…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Ajo pëshpëriste…

Po pëshpëriste,
Ashtu nëpër dhëmbë,
Ai shpirtë që fliste,
Si i tretur, duke thënë,
Malli më ka tha, pa të pa,
Shpirti, mbas teje fluturon,
Po, jam tha, pa të pa,
Mendja, veç në ty pushon,
Jam tha për përqafimin tand,
Që nuk dua të mungojnë,
Gjith ditën, shoh qënien tuaj,
E kohën, ku ti kalon,
Jam tha, që afër teje,
Me t’u afrit,
Jam tha krejt,
Me të shtërngu në gji,
Jam thatë pa ty,
Dua me të gëzu, ty mirësi,
Ai mall më ka tha,
Afër me të pasë,
Po, jam tha,
Me të pa, tu më pa,
E herë, mas heret,
Syrit i vë bisht,
Unë, jam këtu,
Por aty e nis,
Jam tha, ta dish,
Endem kuturu m’kot,
Ditët ikin edhe unë me to,
I tretem kohës e pritjes,
Malli, për vitet e ikjes,
Përgjumja e pëshpëritjes reagon,
Si në t’vrazhdë,
Shpirti rrin gjadhë, duke të dashtë,
Gjithmonë, sot e mot,
Ty që zemrë më ngroh,
Po ty, që unë shoh e njoh,
Më e fort se e forta, ndër ne jeton,
Me ty, krejtë ndihem sa bota,
Shpirti e unë, për ty ngazëllojm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu