Zaptuesit të tijë budalla

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Në ferrin e mendimeve
Të mbartura huazisht,
Të frigshme si vdekjes
Jeton në to si katapult.

Mendja e gabimt njerzor
Që nuk i prajt trillimesh,
E marrakotur si arrakat
I ka dalë pa kthim bujtinës.

Shpirti i lodhur, fort i klith
Zaptuesit të tijë, budalla,
I rrekesh jetës padrejtsisht
Që vetëm vajtje, të dhanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu