Fati politik i Belinda Ballukut është i shkruar njësoj si Tahirit, Beqajt, Ahmetajt e Veliajt etj.

0

Analisti Erl Murati ka komentuar situatën politike të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se fati i saj politik është tashmë i përcaktuar.

Në një intervistë televizive, Murati u shpreh se pavarësisht përpjekjeve për të dhënë një imazh normaliteti apo mbështetjeje ndërkombëtare, Balluku përbën sot një barrë politike për qeverinë.

“Çështja Balluku, fakti që erdhi Ivanka Trump duket sikur i dha një frymëmarrje, por pavarësisht kësaj, fati politik i Belinda Ballukut është i shkruar. Ajo është vetëm një barrë për qeverinë nga pikëpamja politike. Ka akuza mjaft të rënda nga SPAK”, u shpreh Murati.

Sipas tij, marrëdhëniet diplomatike nuk ndikojnë në fatin politik të Ballukut, ndërsa paralelizmat me ish-zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime janë të pashmangshme.

“Fati i saj politik është i njëjtë me atë të Tahirit, Beqajt, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Arben Ahmetaj nuk ka më të ardhme politike dhe e njëjta gjë vlen edhe për Belinda Ballukun”, tha analisti.

Murati theksoi se çështjet e hetuara nga SPAK kanë një peshë që nuk mund të neutralizohet me lëvizje politike apo simbolike, duke e bërë të pashmangshme rrjedhën e zhvillimeve për zv.kryeministren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu