700 mijëshët e vjetër, milionat e rinj dhe populli që fle

0

Shkruan: Naim Flamuri

Tepsia që u servir për të tjerët… por që po i ftohet vetë kuzhinierit, kur tepsia e pushtetit rrotullohet mbrapsht, si të biesh në tepsinë tënde: Manual i pushtetit shqiptar.

Në Shqipëri koha nuk matet me vite, por me skandale. Dikur lëvizte bota me orë, ne lëviznim me “700 mijë euro në Bllok”. Ato paratë që, sipas interpretimit politik të kohës, “u premtuan, por s’u morën kurrë”. Me një fjalë, u futën në historinë tonë si skandali më i pastër në botë: korrupsion pa korrupsion. Protesta ishte reagim ndaj akuzave për korrupsion (videoja “dritan prifti–iliri meta”). Mijëra qytetarë protestuan para Kryeministrisë. Gjatë tensioneve mes protestuesve dhe Gardës së Republikës, u përdorën armë zjarri. U vranë me 21 janarë 2011, 4 protestues: Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nikaj, Ziver Veizi. Në atë moment korrupsioni i Metës shihej realisht si skandal i madh. Aleanca e mëvonshme Rama–Meta erdhi në vitin 2013 për arsye elektorale, jo si tregues i gënjeshtrës për 21 janarin. E gjithë kjo nuk ishte për korrupsionin e Metës, të njëjtit Meta që Rama më pas e bëri President, por thjesht për PUSHTET. Ata dëshmorë, pa e ditur prapaskenën, u përdorën si mish për top. Sot? Sot kemi avancuar.

Jo më me mijëra, por me miliona. Jo më me ofiqe të vogla, por me kryebashkiakë dhe zv.kryeministra të kapur në flagrancë sipas dosjeve të SPAK-ut. Disa arratisen, disa heshtin, disa japin dorëheqjen me dinjitetin e njeriut që ka harruar ku i ka pasur duart. Në vitin e largët kur Ilir Meta u kthye nga Rama në president, kur gardistë bëheshin kryebashkiakë dhe kryebashkiakë bëheshin milionerë, populli u ngrit. Ose të paktën kështu thotë historia: “U ngrit populli nga cytja e Partisë Socialiste për interesin e vetëm të kapjes pushtetit”. Pra populli nuk çohej vetë, i duhej bateri rezervë.

Kreytari i partise se Lirise, Ilir Meta duke folur per gazetaret pasi ka dale nga ambientet e SPAK. Ai u pyet per mbi 3 ore, ndersa u shpreh se e shihte kerkesen per paraqitje si te pakuptimte./r/n/r/nThe leader of the Freedom Party, Ilir Meta speaking to journalists after leaving the premises of SPAK. He was questioned for over 3 hours, while he stated that he saw the request for appearance as meaningless.

Por ja ku jemi sot: kryebashkiaku i Tiranës në qendër të hetimeve, ish-zv.kryeministrja Balluku u pandeh nga Spaku, ish-ministri Ahmetaj në arrati, dhe një listë kryebashkiakësh që hyjnë në burg duke bërë selfiet e fundit si të ishin influencues që po shkojnë në pushime, jo në paraburgim.

Dhe populli? Populli sot fle. Studentët serbë dalin në rrugë për një skandal më të vogël se një tender për solarët tanë. Në Shqipëri, studentët kanë një problem: nuk kanë financim nga Soros, thonë disa. Si të protestojnë pa sponsor? Ekranet tona dalin më shpejt jashtë shërbimit sesa ndërgjegjja e shoqërisë. Shih zgjedhjet e fundit lokale 2025: nuk dolën as 10% e votuesve. Jo votë e bardhë, jo bojkot, thjesht ikën. Kush në emigracion, kush në kafe, kush në TikTok. Kombi i vetëm ku njerëzit dalin në protestë vetëm për… koncertet falas.Shqipëria sot mbahet me një shpresë të vetme, të brishtë, prej xhami laboratori: SPAK-un. Po, SPAK-un! Institucioni i vetëm që në këtë tokë ka guximin t’i trokasë te porta dikujt që ka pasur funksion më të madh se shoferi i ministrit.

Dhe çfarë ironie më të madhe ka se kjo: Demokracia, 35 vjet pas tranzicionit, nuk po vjen më nga populli, por nga prokurorët. Veting-votim? Jo, faleminderit. Veting-spakim? Po, të lutem! Dhe ja ku mbërritëm te paradoksi më i bukur shqiptar: Ne jemi kombi i vetëm ku të gjithë e dinë kush është i korruptuar, por vetëm SPAK-u përpiqet ta provojë. Kombi i vetëm ku të gjithë flasin për ndryshim, por as 10% nuk dalin të votojnë për të. Dhe kombi i vetëm ku çdo politikan akuzohet, por askush nuk habitet. E thënë shkurt: Korrupsioni është ciklik, populli është statik, por ironia është gjithmonë dinamike. Shqipëria jonë, vendi ku të gjithë presin drejtësi… duke mos u çuar nga krevati. Rama fitoi katër mandate, por sipas mendimit tim i shpërdoroi të gjitha. Për mua, qeveria Rama keqpërdori besimin e qytetarëve dhe miliona euro që, gjithnjë sipas perceptimit tim, u zhvatën për xhepat e tyre. Në fund, besoj se ‘koka e Ramës’ do të përfundojë në tepsinë e drejtësisë, atë tepsi ku ai u përpoq të fundosë armiqtë dhe ‘peshqit e vegjël’, por ku tash mund të bjerë vetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu