E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Në një njoftim në rrjete sociale, Ambasada amerikane ka zbardhur diskutimet mes tyre, duke vënë theksin te roli i opozitës në një demokraci të fortë.
Më tej, Ambasada bën me dije se janë të përkushtuar që të punojnë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, ka shkruar Shehaj.








