Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, nëse është ‘penduar për marrëveshjen për emigrantët’.
Rama tha se të njëjtën gjë do e bënte sërish, por vetëm me Italinë.
Kryeministri vijon “duke i krehur bishtin” Melonit, teksa u shpreh se gjithmonë do i thoshte “po” për çfarëdo që të kërkonte.
“Si mund të pendohen unë për marrëveshjen për emigrantët?! Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Sepse këto projekte i rrinë mirë jo vetëm Shqipërisë, por edhe italianëve. Pra projekti nënujor, italianët do të shohin rezultatet për këto projekte. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e Mbrojtjes, sepse nuk mund të mos thoni pse duhet të blejmë ne armatime nga amerikanët, por se si Italia duke ndihmuar Shqipërinë, bën njëherësh edhe ekonomi për veten. Ju më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas. Unë e kam thënë me Italinë do ta bëja 100 herë edhe nëse 100 herë do të ishin kundër. Me vende të tjera kurrë. Kur më pyesin pse? Ju them , ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë ju vjen në mendje dhe ne përgjigjemi po. Por vendet e tjera i respektojmë por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë, çfarë u vjen në mendje.”-tha Rama.








