Shkruan Besart Xhaferri
DASH ngriti alarmin për kullat e kokainës / Në 2024 Tirana u shtua me 1.766 banorë, Rama dhe Veliaj dhanë 1.9 milionë m² leje ndërtimi!
Në vitin 2015, qyteti i Tiranës u shtua me rreth 18 mijë banorë të rinj, ndërsa në 1 janar 2025, Tirana kishte vetëm 1.766 banorë të rinj në raport me vitin 2024.
Këto shifra dramatike janë pasojë e eksodit që ka prekur 36 rrethet e vendit, ku banorët e ikur nga këto krahina Tiranën as nuk e kanë më alternativë, por po zgjedhin të ikin jashtë Shqipërisë, pasi Edi Rama e ka lënë këtë vend në mëshirë të krimit.
Shifrat e eksodit e nxjerrin zbuluar Edi Ramën si kryearkitekt të pastrimit të parave në ndërtim, pasi, ndonëse Tirana në 2024 u shtua me vetëm 1.766 banorë, Rama dhe Veliaj firmosën 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi.
Këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë për të pastruar paratë e karteleve të drogës, mes të cilëve edhe ato serbe e malazeze që varen direkt nga Vuçiç, për të cilat indiciet tregojnë se Rama u ka vënë në dispozicion portin e Durrësit.
Alarmi që DASH ka ngritur për kartelet e drogës dhe pastrimin e parave ka një emër, dhe ai quhet Edi Rama — dhe pa as më të voglin dyshim, ai do të ketë fatin e Manuel Noriegës!