Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Karrem…
Ç’vlerë kemi, si askushi
mbetur havas kacavjerr,
As ajrit as tokës as qiellit
as hënës dhe larg diellit.
Gjithë kjo lloj marrakotje
e sjedhur kjo kasaphanë,
U kthye, vendi në brengë
e keqja e vrau të mbarën.
Guximi i prangosur mbet
vullneti është zënë peng,
Sa të mbulohet mënxyra
përsheshi u hodh karrem.