Chris LaCivita në takimin e PD: Vota, e vetmja rrugë për ta ndryshuar Shqipërinë!

0

Chris LaCivita, që tashmë është duke bërë fushatë bashkë me Sali Berishën u ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë Partinë Demokratike dhe të shpëtojnë Shqipërinë nga kriza ku e ka futur qeverisja e Edi Ramës. Në një fjalë të shkurtër në takimin me emigrantë, mbështetës të opozitës në Breshia, LaCivita u shpreh se:

“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë.

Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë,. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri”.

Civita ka qenë një ndër menaxherët e fushatës së Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Aktualisht ai mban postin e kreut të Komitetit Kombëtar Republikan (Republican National Committee – RNC)që është struktura më e lartë organizative dhe drejtuese e Partisë Republikane në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu