Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Ajola është paraqitur që në orët e para të mëngjesit në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet nëse paraqitja e saj këtë të premte lidhet me zbatimin e urdhrit të GJKKO-së e cila vendosi një javë më parë masën e detyrimit të paraqitjes, apo ka të bëjë me dëshmitë e dhëna ditën e djeshme nga e ëma e saj, Valbona Xoxa dhe biznesmeni Gentian Sula, lidhur me hetimet e pasurisë që po zhvillon SPAK-u.