Gjyqtarja Ilirjana Olldashi tërhiqet nga gjykimi i Ajola Xoxes, është e sëmurë, çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi

0

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj.
Sipas njoftimit të gjykatës, Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’.

‘Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi’, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu