Zëvëndësi i Donald Trump: “S’mund të fitoni duke burgosur opozitën”

0

Sali Berisha ka përshëndetur fjalën e mbajtur nga zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një video të shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu, Berisha thotë ndër të tjera se fjalët e zv.presidentit të SHBA-së i shkojnë më së shumti “kukullës së Sorosit në Tiranë, Edi Rama”.

“Një fjalë historike e Zv/presidentit të SHBA-ve, JD Vance në Munih, në Konferencën e Sigurisë” – shkruan Berisha në postimin e tij.

“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt”, – shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha.

JD Vance u shpreh në Mynih, se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar liderin e opozitës, apo duke censuruar mediat.

“Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, apo duke i futur ata në burg. Pavarësisht nëse është lideri i opozitës, apo një i krishterë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që po përpiqet të raportojë një lajm”, – tha ndër të tjera zv/presidenti i SHBA-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu