Meta reagon nga Egjipti: Protestë madhështore! Ka nis beteja pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë

0

Pas protestës së opozitës, ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një postim në Facebook, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.

Kujtojmë se Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu