Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të Dritan Goxhajt.
Ish-luftëtari I UÇK-së doli nga paraburgimi disa muaj më parë me vendim të Gjykatës së Apelit.
Ai u arrestua në Tiranë në muajin korrik për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.
Teksa pritej ekstradimi i tij në Hagë, Goxhaj u lirua nga Apeli. Por tanimë, Prokuroria e Tiranës i ka dalë kundër këtij vendimi të Apelit duke i bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Vetëm disa ditë pasi doli nga paraburgimi, ish-luftëtari I UÇK-së, kallëzoi në SPAK ministrinë e Drejtësisë, Ulsi Manja, për “Shpërdorim detyre”.
Sipas Goxhajt procesi ndaj tij ka qenë që nga fillimi i jashtëligjshëm dhe qartësisht politik.