Negociatat e fshehta Rama-Berisha, Vangjeli si ndërlidhës e zbulon për herë të parë

0

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar negociatat e fshehta mes Ramës dhe Berishës. “Në fakt fajtorët ishin doktori dhe mendësia e tij. Ishin atentatorët e parë ndaj një pushteti në Shqipëri, që ishte sistemi i drejtësisë. E shkatërruan dhe e shkelmuan, e shndërruan atë në klientë të tyre dikur. Kjo ishte qoftë në mandatin e parë dhe në mandatin e tretë. Socialistët me Edi Ramën dhe me Ilir Metën, reforma në drejtësi ka nisur si iniciativë e këtyre dy burrave. Ka pasur një negociatë të fortë, të fshehtë mes Edi Ramës dhe Berishës , në vitin 2007 pikërisht për reformën në drejtësi. Së bashkun me ta kanë qenë Arben Imami dhe Fatmir Xhafaj. Ka qenë një projekt i jashtëzakonshëm. Nëse do ishte konkluduar ai do ishte diçka ndryshe. Papritur pati një kthesë të çuditshme që u pilmua në harkun e disa javëve, me ndryshimet kushtetuese të 2008”- tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu