Sa shumë e lakmojnë vulën e PD-së në PD!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ishte kuptuar edhe më parë. Për hir të së vërtetës kjo lakmi ishte shfaqur ende pa dhënë dorëheqjen Alibeaj. Ndërfutja e Berishës së foltorës edhe në “përpunimin” e drejtuesve të niveleve më të larta të drejtimit të PD-së, nisi efektet e veta që me drekën e famshme në fermen e Rexhep Ukës, ku nga PD-ja u helmuan haptazi Nënkryetarja e PD-së dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.
Më pas, efekti i helmimit për to dhe për disa deputetë që Berisha i fuste në vathë sa herë të donte e si të donte, vazhdoi gjatë.
Apolitikët e PD-së, deputetët e saj, drejtuesit në hije, e donin shumë vulën dhe të mirat që rrjedhin prej saj. Nën efektin e propagandës, apo trysnive të ndryshme, apolitikët e lanë të vetem Kryetarin në detyrë z.Alibeaj. E braktisën në fushatë PD-në dhe ato pak kandidatë që garuan. E braktisën partinë që aq shumë e donin dhe për të cilën ishin gati të jepnin jetën me 8- janar të vitit të kaluar!
I braktisën kandidatët për këshilltarë, braktisen Roland Bejkon në Tiranë. Bëjnë përjashtim vetëm 5-6 deputetë !
Përse ndodhi kjo?!
Sepse deputetët kanë nisur shumë herët të bëjnë llogaritë përsonale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kaq poshtë kanë rënë dhe sa të
vegjël shfaqën përpara demokratëve që i kanë votuar!
Këto mbështetës të fshehtë dhe të hapur të Berishës non grata, kanë tradhtuar idealet demokratike dhe janë rrjeshtuar me dashje apo pa kuptuar në frontin antiamerikan e antieuroatllantik.
Pas dorëheqjes së Alibeajt, zërat antiamerikane në PD-në zyrtare të përfaqësuar nga Gazmend Bardhi ngitën krye për të rrëmbyer vulën e për ta bashkuar me pengmarresin e tyre, Berishën.
Edhe mund të ia arrijnë pasi në hije kanë edhe mbështetjen e të “zhdukurit” prej një viti.
Mbledhja e kryesisë së PD-së e thirrur nesër nga Alibeaj do të dështojë sepse është e penguar! Nuk duhet të arrihet kuorumi! Për këtë kanë gjetur këtë radhë të justifikohen se njoftimi i anëtarëve të kryesisë dhe deputetëve nuk është bërë sepse dha dorëheqjen Alibeaj!
Pra, dorëheqja i gjeti të pa përgatitur, edhe pse dihej se mandati i Alibeajt mbaronte me 14-maj, ditën e zgjedhjeve vendore.
Alibeaj, në kakofoninë e krijuar në PD, ju ka dhënë mundësinë “pretenduesve” të vulës së lakmuar, tashmë të luajnë hapur për interesat e tyre, jashtë kulisave.
Demokratët do të mund të shikojnë qartë fytyrat e vërteta dhe bishtpërdredhurit e kryesisë së PD-së që do të tentojnë ta kalojnë vulën nga non grata.
Lëvizjet dhe sjelljet e lidërshipit të PD-së zyrtare, kanë treguar për fat të keq se edhe PD-ja edhe Foltorja janë parti private. Ato drejtohen nga përsona me botkuptim berishist.
Situata në PD, pas rezultatit jo të kënaqshëm me 14-Maj duhet analizuar thellë dhe të mbahen përgjegjësitë.
Mbi 100 mijë vota për PD-në zyrtare janë vota zemra për demokracinë, janë vota të Enkelejd Alibeajt dhe grupit të ngushtë të tij që i prinë fushatës pa para, pa media dhe pa bashkëpunëtorët që premtuan por që nuk i pa njëri në fushatë.
Tani, po lozin të mbajnë peng vulën dhe ta shesin për të zgjatur kohën, për të mbajtur peng PD-në, për ta mbajtur sa më gjatë në rrethin e politikës së vjetër, larg linjes euroatlantike.
Demokratët është mirë ta dinë situatën dhe të jenë të qartë për vazhdimësinë.
Bashkimi me non gratën, lakmia për privatizimin apo përvetësimin e vulës zyrtare do ta shuaje PD-në pa e përmbushur misionin e lindjes së saj…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu