Selinë e PD-së duan ta mbajnë muze!

0
Shkruan Zef Ndreka
Në Shqipëri, në vëndin më të dukshëm e më në fokus, shkelet ligji haptazi. E kemi fjalën për selinë qëndrore të PD-së.
Ajo mbahet e pushtuar nga Berisha dhe Foltorja pa patur parti.
Me një vendim absurd të shoferit Zhukrri, gjyqtarë i shkallë së faktit në Tiranë, Berisha u kthye në një përmbarues shteti dhe e zaptoi dhunshëm selinë, por pa rezistencën nga PD-ja zyrtare.
Me pas, u zhvillua gjyqi në apel ndërmjet të ankimuarve dhe rezultoi se Berisha nuk ka parti, ashtu siç e di gjithë opinioni dhe KQZ-ja që e pengon me të drejtë të mos kandidonte pa siglën zyrtare të saj.
Berisha, per demokratët është një pushuesit. Per shtetin është një dhunues që ka shkelur ligjin. Si i tillë, ai dhe Foltorja duhen nxjerrë dhunshme jashtë me polici duke zbatuar vendimin e gjykatës së Apelit.
Nuk ka kuptim që PD-ja, parti 32-vjeçare që financohet nga shteti të qëndrojë pa selinë e saj.
Nuk është as në dënjitetin e shtetit që e shikon çdo ditë nëpër konfereca shtypi Berishën nga zyrat e pushtuara.
Ky qëndrim i pushtetit që nuk zbatuar ligjin, duket qartë së ka një synim:
Ta mbajë e ta ktheje selinë e PD-së në muze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu