Bizneset e Durrësit në “hall”, s’ka punëtorë për hotelet, sytë nga të huajit

0

Edhe këtë verë duket se sektori i turizmit do të vuajnë mungesën e punonjësve.

Emigrimi i të rinjve shqiptarë, ka bërë që shumë operatorë në Durrës zgjidhjen ta gjejnë tek punonjës të huaj.

Çdo vit edhe më shumë po rritet numri i të huajve që punojnë në qytetin bregdetar të Durrësit, ndonëse kostoja e tyre është më e lartë se e një punonjësi shqiptar.

Por edhe të huajit nuk janë të qëndrueshëm për shkak se sezoni turistik ëhstë i shkurtër dhe punonjësit kërkojnë kohë më të gjatë pune.

Nga një llogaritje e bizneseve, çdo i huaj i punësuar në sektorin e hoteleri-turizmit ka një kosto prej afro 1000 euro shtesë, për shkak të akomodimit apo biletës së avionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu