“Ditë gëzimi” – thotë Gërvalla për vizat: Së bashku jemi Evropë

0
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

“Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Gërvalla tha se i ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tyre vendimtare.

“Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE-ja ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shtuar ajo.

“Së bashku jemi Evropë”, përfundoi Gërvalla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu