Skandal/ Edhe austriakët kërkojnë 150 mln euro nga Rama

0

Një tjetër gjyq arbitrazhi rrezikon Shqipërinë, ku kompania Ivicom holding, kërkon 150 milionë euro dëmshpërblim pas prishjes së njëanshme të marrëveshjes për ndërtimin e një centrali në zonën e Korçës. Vetëm 1 javë më parë, Ministria e Financave ka paguar rreth 150 milionë lekë të vjetra në llogari të një studio ligjore suedeze dhe 500 mijë euro për konsulencë në lidhje me këtë proces arbitrazhi

Fatura e frikshme: Austriakët kërkojnë 150 mln euro nga Rama

Në fund të javës së kaluar, Ministria e Financave kreu një pagesë në vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në llogarinë e studios ligjore suedeze “AFRY Management Consulting”, e cila po përfaqëson Shqipërinë në Arbitrazhin Ndërkombëtar përballë kompanisë austriake “Ivicom Holding”.

Deri më tani, qeveria shqiptare ka paguar rreth 500 mijë euro konsulencë dhe shërbime administrative në këtë proces arbitrazhi, i cili do të trondisë fuqishëm financat publike në rast fitoreje nga kompania e huaj.

Shoqëria kërkon plot 150 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar, për prishjen e njëanshme të marrëveshjes për ndërtimin e një centrali elektrik në zonën e Korçës.

Padia është dorëzuar vitin e kaluar në arbitrazhin e Dhomës Suedeze të Tregtisë- dhe tashmë kanë nisur procedurat rutinore gjyqësore.

Projekti i ndërtimit të centralit mbeti në letër, ndërkohë që kompania “Ivicom” kërkon në Gjykatën e Arbitrazhit të Suedisë një dëmshpërblim prej 150 milionë euro.

Pak ditë më parë, Arbitrazhi i Bankës Botërore, ICSID, dënoi qeveria e Edi Ramës me 110 milionë lekë gjobë, në një proces ligjor me sipërmarrësin italian, Françesko Beketi. Kësaj shume i shtohet edhe vlera e mbi 3 milionë euro të paguara për studiot ligjore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka sugjeruar më herët qeverisë shqiptare që të gjejë rrugën e mirëkuptimit me dy kompanitë, pasi, me shumë gjasë, Shqipëria do të humbasë këtë çështje në Arbitrazh. Syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu