Këshilli i Paqes Shkodër, konferencën me temë “Paqja fillon nga shërbimi për të tjerët”

0
Shkruan Majlinda Laçaj
Më datë 12 prill 2023, Këshilli i Paqes Shkodër organizoi konferencën me temë ‘Paqja fillon nga shërbimi për të tjerët’, në ambientet e Hotel Coloseo, ku morën pjesë rreth 90 përfaqësues të shoqërisë civile, Ambasadorë për Paqes, miq dhe të ftuar të tjerë. Të jetuarit për hir të të tjerëve është motoja udhëheqëse e Federatës së Paqes Universale dhe e Ambasadorëve për Paqe. Aktiviteti u moderua nga z. Arnold Grami, koordinator i Federatës së Familjes – Shkodër. Fjalën përshëndetëse në emër të Këshillit Drejtues e mbajti z. Ali Laçej, koordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes, i cili ndër të tjera vlerësoi punën e bërë nga Këshilli i Paqes Shkodër gjatë 4 viteve të fundit. Kryetarja e Këshillit të Paqes Shkodër znj. Marie Koliqi, paraqiti një përmbledhje të veprimtarive kryesore të zhvilluara në Shkodër. Më pas z. Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Shqipëri, bëri një prezantim të parimeve dhe veprimtarisë së Federatës së Paqes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte vlerësimi i 10 figurave të nderuara të jetës publike si gazetare, mësues, punonjës socialë dhe drejtues të institucioneve publike, me titullin Amabasador për Paqe (z. Ndue Sanaj, znj. Merita Sokoli Çoba, znj. Rezarta Pode, z. Alfred Muharemi, z. Sabail Gjyli, znj Marjana Moleci, znj. Vitore Prroni, z. Astrit Dervishi, znj. Elmira Nehani dhe Ergys Ivziku). Në fund të kësaj veprimtarie kaq të bukur, Asambleja e Ambasadorëve për Paqe Shkodër bëri edhe zgjedhjet për kryesinë e re që do të drejtojë Këshillin e Paqes Shkodër për 4 vitet në vazhdim. Pas propozimeve të bëra, kryetare e Kshillit të Paqes Shkodër u zgjodh znj. Majlinda Laçaj dhe nënkryetarë z. Muhamet Kaçirani dhe znj. Ledi Bilali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu