Shkruan Klodian Tomorri
Ka nje tendence keto dy vitet e fundit ne fushen e prokurimeve publike. Prokurohen kontrata nga institucionet, por qe nuk merret vesh se cfare blihet.
Nena e kesaj pune, e pakonkurrueshme ne asnje drejtim eshte AKSHI. Per shembull AKSHI mund te beje tender 30 milione euro dhe nuk ka bir nene qe e merr vesh se cfare prokurohet, per cfare paguhen parate. Shumica e tenderave jane keshtu permiresim/update i sistemit x. Ose nderthurje dhe nderveprim e sistemit x me sistemin y.
Per shembull, jane paguar nje here para qe eshte ndertuar sistemi dhe databaza e personelit te administrates ku mbahet lista dhe te dhenat e punonjesve te shtetit. Vec ketij jane paguar para dhe eshte ndertuar dhe nje sistem tjeter per departamentin e administrates publike. Sot hapen tender dhe i rruajten 3 milione dollare qe keta dy sistemet te nderveprojne dhe te nderthuren me njeri tjetrin.
Pas AKSHI-it, qe eshte kampione e padiskutueshme per te shpenzuar para ne gjera abstrakte, kohet e fundit kete sport e ka filluar dhe Fondi i Zhvillimit. FSHZH hap tender 5 milione dollare per te promovuar 100 fshatrat. Objekti i tenderit eshte qe do kontraktohen saze me gerrnete, foni, boxe etj etj. Sot kishte hapur nje tender tjeter 800 mije dollare, per te kontraktuar nje privat qe te regjistroje ne hipoteke tokat e 100 fshatrave.
Pra nuk e ben bashkia kete pune, qe te regjistroje tokat e shtetit. Nuk e ben as kadastra. Por do ta beje nje kompani private qe do te marre 800 mije dollare. Pastaj keto tokat, qe i regjistrojne keta i marrin investitoret strategjike.
Kete lloj hajduterie nuk e ka pare ndonjehere rrota e historise. Keta shpenzojne miliona euro nga leket e miletit, per te blere ajer.