Tjeter skandal privat finaciar i Edi Ramës/ Qeveria paditet në Gjykatën e Arbitrazhit nga kompania gjermane

0

Vetëm pak ditë pasi humbi gjyqin ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti, qeveria shqiptare është paditur në Gjykatën e Arbitrazhit nga kompania gjermane, MS Shipping & Trading.

Padia e ngritur më 7 prill, lidhet me mosmarrëveshjet për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit, informon Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve.

Kompania fitoi në vitin 2013 të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar në Terminalin indoor të Portit të Durrësit, për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Another port operator lodges ICSID claim against Albania.

Investment Arbitration Reporter (@IAReporter)

Ankesa e kompanisë gjermane ka të bëjë me zhvendosjen që do t’i bëhet terminalit të mallrave në Porto Romano, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Alabbar për transformimin e portit. Sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.

Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro.

Akuza vjen pak ditë pas Arbitrazhi vendosi se qeveria shqiptare do t’i paguajë 108 milion euro biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Pas këtij vendimi Rama paralajmëroi se Shqipëria nuk do të bëjë asnjë pagesë dhe se do të nxirrte vendin nga juridiksioni i kësaj Gjykate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu