Fjalim historik në Kongresin e SHBA, Zelensky: Ukraina nuk dorëzohet. Duam paqe, por Putin jo

0

Që pas luftës ruse, presidenti i Ukrainës nuk doli nga territori, por që prej ditësh së djeshme, Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Amerikë. Në fjalimin historik në Kongresin e SHBA-së, presidenti ukrainas u kërkoi ligjvënësve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe terroristët të mbajnë përgjegjësi për agresionin.

Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme financiare nga SHBA, duke i thënë Kongresit se: “Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme“.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje ligjvënësve që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë Zelensky theksoi se presidenti amerikan Joe Biden mbështeti planin e tij të paqes prej 10 pikash, por shtoi se çdo anëtar i Kongresit mund të ndihmojë në zbatimin.

“Rusët përdorin gjithçka kundër qyteteve ukrainase si Bakhmut, por Ukraina mban linjat e saj dhe nuk do të dorëzohet kurrë”, tha Zelenksy i cili u duartrokit nga ligjvënësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu