Një tjetër ndërtesë është vënë në shënjestër të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Golem.
Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin hotel “Kastrati Empire”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve.






