BE ka çelur dyert për Shqipërinë e Maqedonisë së Veriut, rruga e sigurtë

0

Me përjashtim të Serbisë, vendet e tjera të Bashkimit Evropian duket se kanë avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ky është konkluzioni i Këshillit të Ministrave të Unionit të cilët mbështetën përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu ata vlerësuan edhe Kosovën, e cila  ka bërë përparim në forcimin e demokracisë si dhe mbështetën edhe nismën për liberalizimin e vizave.

Kosova përparim, Serbia “mbrapa”, BE mirëpret rrugën

Këshilli i Ministrave të bashkimit Evropian ka përshëndetur këtë të martë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, por u ka kërkuar vendeve të rajonit që të angazhohen edhe më shumë në bashkëpunimin rajonal si dhe forcimin e fqinjësisë së mirë.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situata në vendet e Ballkanit Perëndimor, ishin tema kryesore e takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së.

Ministrat përshëndetën përparimin që ka bërë Kosova në procesin e reformave, në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kanë kërkuar nga vendi që të vazhdojë përpjekjet për luftë kundër krimit të organizuar.

Në konkluzione gjithashtu shprehet mbështetja edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zhgënjenim vjen nga Serbia, e cila sipas Unionit ka bërë hapa pas në përshtatjen e qëndrimeve të saj me ato të BE-së, sa u përket çështjeve të politikës së jashtme dhe sigurisë.

Beogradi ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE.

Ndërsa Bosnje e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat, Kosova pritet të aplikojë këtë javë për anëtarësim në bllokun evropian.

Nga aplikimi për anëtarësim deri te marrja e statusit të vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë. “Ora News”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu