Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, takime me Shoqërinë Civile dhe qeverinë shqiptare

0

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thomas-Greenfield bëri të ditur se gjatë vizitës së saj dy ditore në vendin tonë, do të zhvillojë takime me drejtues të Shoqërisë Civile dhe qeverisë.

Sipas saj, Shqipëria mbetet një aleate e palëkundur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sapo mbërrita në Shqipëri për takime dy ditore me drejtues të Shoqërisë Civile dhe qeverisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkroi ajo në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu