12.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor 2025
BallinaAktualitetBrukselii ashpër për zhvillimet në Veri të Kosovës

Brukselii ashpër për zhvillimet në Veri të Kosovës

Date:

Related stories

Edi Rama avokat i Belinda Ballukut

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka...

Urtia e Rugovës dhe guximi i UÇK-së

Shkruan Zef Ndreka "Ne ishim me fat që kishim Ibrahim...

Reflektim për librin “Fillimet” të Preç Zogajt

Shkruan Zef Ndreka Ky shkrim i zgjeruar mbi librin “Fillimet”...

Sinaloa-Rama/ SHBA: Maduro drejtoi kartelin terrorist, trafikoi kokainë drejt SHBA dhe Europës

Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një precedent të rrezikshëm...
spot_img

Shkruan Shkelzen Aqifi

Me tone të forta, këngë nacionaliste, e intonim të himnit të Serbisë, një ditë pasi njoftuan largimin nga Institucionet e Kosovës, serbët mbajtën tubim në veri të Mitrovicës, ndërsa në duar mbanin flamuj të Serbisë e pankarta të shumta me përmbajtje, ‘Ne kemi një shtet, Serbinë’, ‘Të gjithë jemi Nenad Gjuriq’, dhe të ngjashme.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiq nga tubimi në veri kërkon Asociacionin dhe tërheqjen e vendimeve për targat ilegale. Ai tha se serbët përmes dorëheqjeve janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

“Me dorëheqjet tona ne jemi duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare. Kujtojeni faktin se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe liderët tjerë nga Prishtina shumë herë kanë përsëritur se për ta nuk ekziston marrëveshja e Brukselit dhe se kurrë nuk do të bëhet Asociacioni i komunave serbe. Marrëveshjet nuk iu interesojnë me ç’rast kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe kanë pështyrë në fytyrë të Unionit Evropian, e cila ka qenë garant i zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe garanci për neve se nuk do të jemi të mashtruar”, deklaroi Goran Rakiq, Kryetar i Listës Serbe

Pas zhvillimeve të mbrëmshme kur serbët njoftuan se braktisin Institucionet e Kosovës, Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet. Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.

“Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”

 Në emër të BE-së, Borell i bëri thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale. Nga ana tjetër, Borrell i kërkoi Kosovës që të zgjatin menjëherë procesin e riregjistrimit të automjeteve duke e pezulluar kështu edhe vendimin për ndëshkimin e automjeteve me targa të paligjshme.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu