Zgjedhjet në SHBA/ Nancy Pelosi flet për sulmin ndaj bashkëshortit: Ka nxitur frikë te amerikanët. Demokracia jonë është në fletëvotim!

0

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka zhvilluar një takim me aktivistë në Kaliforni. Në këtë takim ajo kritikoi edhe presidentin amerikan Joe Biden, sa i përket garës për zgjedhjet.

Kongresmenia Peloi u shpreh po ashtu se përpjekjet e demokratëve nuk po synojnë vetëm fitoren e zgjedhjeve, por edhe forcimin e demokracisë demokratike në Amerikë, duke shtuar: “Nuk ka dyshim që demokracia jonë është në fletëvotim”.

Po ashtu ajo u ndal edhe tek ishte sulmi i dhunshëm në banesë, ku mbeti i plagosur bashkëshorti i saj Paul.

Në lidhje me ketë ngjarje Pelosi u shpreh se sulmi i bashkëshortit të saj ka nxitur “frikë” dhe kjo po ndihet dhe nga sondazhet në Amerikë.

Për sa i përket shëndetit të bashkëshortit të saj ajo u shpreh se është mirë. “Njerëzit më thonë çfarë mund të bëjmë që të ndihesh më mirë?” Unë u them: ‘Voto!’”, tha më tej Pelosi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu