Cilën PD do regjistrojë në zgjedhje? Celibashi: Do vendosim kur të na vijë kërkesa

0

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka një përgjigje se kë PD do regjistrojë në zgjedhje, atë nën drejtimin e Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt.

Ai u shpreh se vendimin do e marrë KQZ-ja ku të vijë kërkesa.

“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë, kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje, por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu