VIDEO/ “Rama ik”, incident në Tropojë, qytetari nxirret jashtë në mes të takimit: Ec tani, e mbarove detyrën, ik te Foltorja

0

Një incident është regjistruar ditën e sotme në një nga takimet e kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Tropojë.

Teksa Rama ishte duke mbajtur fjalën e tij një qytetar ëhtë dëgjuar duke thënë “Rama ik” dhe ka ndërhyrë teksa kryeministri po fliste.

Menjëherë ai është nxjerrë jashtë sallës, teksa Rama e përcolli duke i thënë: E mbarove detyrën, shko te Foltorja.

“Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjërua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani. Mbajeni, se po e lëshuat bie ai se nuk ecën dot vetë” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu