Protesta e 12 nëntorit, Tedi Blushi zbardh detaje, ja çfarë pritet të ndodhë

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se në protestën e 12 nëntorit që do të zhvillohet në Tiranë, nuk do të ketë dhunë por do jetë një manifestim i jashtëzakonshëm për demokracinë.

“Skenarët e dhunës fabrikohen nga zyra e Ramës për të trembur qytetarët. Unë ju garantoj që 12 nëntori do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm i popullit shqiptar, të mos harrojmë që këtë si referim mund të sjellë në vëmendjen tuaj, sondazhet që janë bërë edhe publike, që mbi 80% e popullit shqiptar kërkon ndryshim. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm për t’i treguar Ramës që e di më mirë që fundi i tij politik ka ardhur. Nuk do të ketë skenarë dhune. Çdo protestë që bëhet në Tiranë e tmerron Edi Ramën”, u shpreh Blushi.

Ai nënvizoi më tej se ka shumë figura të njohura nga Partia e Lirisë që mund të jenë gati që të marrin pjesë në proceset për zgjedhjet vendore.

Partia e Lirisë ka shumë figura që kanë të gjitha kapacitetet jo vetëm intelektuale, por edhe morale për të marrë pjesë në garë”, tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu