Edi Rama “luftë” me britanikët, kryeministri presion anglezëve të mbyllin gojën për 12 mijë emigrantët shqiptarë që kanë hyrë në Britani

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman. Kjo e fundit ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa kryeministri Edi Rama ka folur pa rezerva për median prestigjioze BBC. Në një mesazh drejtuar komentit të Braverman, Rama theksoi se në pamundësi për ta toleruar, termi ‘pushtim’ i përdorur nga sekretarja e brendshme britanike ishte ‘i çmendur’. Kreu i qeverisë e cilësoi si sjellje që ushqen ksenofobi dhe se problemi nuk është i shqiptarëve që emigrojnë por i politikës së brendshme britanike, e cila është e dështuar. Rama nuk ka ngurruar as të shtojë se ndihet i neveritur nga kjo politikë që është e ‘dënuar’ të dështojë.“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. Ajo nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë”, tha Rama për BBC.

Konflikti mes Britanisë dhe Gjermanisë

Ndër të tjera, kryeministri Rama theksoi se disa vite më parë, vendi kishte të njëjtin problem edhe me Gjermaninë, por kjo e fundit sipas Ramës lëvizi në drejtimin e duhur.“Nuk e kam fjalën për atë që mendoj unë. Por, ka shembuj të qartë, ai i Gjermanisë për shembull. Disa vite më parë, ne kishim të njëjtin problem me Gjermaninë. Por, Gjermania lëvizi në drejtimin e duhur. Gjermanët asnjëherë nuk fajësuan shqiptarët dhe politikanët gjermanë nuk dolën të thonë se po na pushtojnë shqiptarët apo gjëra të tilla. Por, ata bënë një ligj ku Shqipëria përkufizohej si një vend i sigurt origjine. Natyrisht, kjo lloj gjuhe nuk paraprin gjëra të mira. Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm nxitje e ksenofobisë, vënie në shënjestër apo veçimit të një komuniteti dhe ecje në drejtim të kundërt të traditës britanike për integrimin e minoriteteve. Ishte një vend që ofronte një model për këtë çështje, ndërsa tani është bërë si një çmendinë”, tha ai.

Rama i kritikoi, zyrtarët e lartë të Britanisë zbusin tonet

Ndërkohë, deklaratës së Kryeministrit i janë përgjigjur dy zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe të cilët zbutën tonet ndaj qeverisë shqiptare dhe shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin me ne. Mediat e huaja transmetojnë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar Shqipërisë një ‘degë ulliri’ (shenjë paqeje apo dakordësie) për të riparuar disi marrëdhëniet e ‘krisura’ lidhur me këtë tematikë që shqetëson jo vetëm Britaninë e Madhe por edhe Shqipërinë. Ministri i klimës në Britaninë e Madhe Jeremy Hunt, u përpoq të riparonte marrëdhëniet teksa shprehu “mirënjohjen” e qeverisë për Shqipërinë. “Unë jam mirënjohës për punën që po bëjmë me shqiptarët. Ata kanë dërguar oficerë të lartë policie për të përshpejtuar përpunimin dhe ne kemi një sistem të përshpejtuar për t’i kthyer shqiptarët nëse rezultojnë azilkërkuesit jo legjitimë. Pra, ne po përpiqemi të punojmë në bashkëpunim. Por është e qartë se ka presion… mund të çojë në një gjuhë, e cila ndonjëherë është për të ardhur keq dhe ia vlen të shënojmë mirënjohjen tonë ndaj qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e tyre në punën për ta zgjidhur këtë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu