PD e Bashës kallëzon në SPAK Lindita Nikollën: Nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për votën e diasporës

0

Partia Demokratike, grupi i Lulzim Bashës, ka kallëzuar në SPAK kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.  Grupi i Bashës e akuzon Lindita Nikollën për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me moszbatimin apo pengimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve.

Që më 9 dhjetor të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese është shprehur se vota e diasporës është e drejtë kushtetuese, teksa i la një vit afat Kuvendit, për plotësimin e këtij boshllëku ligjor. Por, teksa jemi në Maj të vitit 2024, për votën e emigrantëve nuk është bërë asgjë dhe nuk dihet nëse ata do të votojnë apo jo në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Shkas fillestar i këtij kallëzimi, është fakti se Gjykata Kushtetuese, ka emetuar një vendim të saj, me numër 38 datë 09.12.2022. Në dispozitivin e këtij vendimi, në pikat 2 dhe 3. Gjykata ka vendosur: 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Kështu pra, rezulton se mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023).

Për më shumë, detyrimi konsiston në “plotësimin e boshllëkut ligjor”, pra miratimi i rregullave normative shtesë, të rangut ligj, proces që sipas Kushtetutës është kompetencë eksluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Deri në datën e depozitimit të këtij kallzimi, në bazë të informacioneve publike, nuk rezulton që Kuvendi i Shqipërisë të ketë përmbushur detyrimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet nder te tjera ne kallezim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu