Fahriye Evcen një përgatitje speciale për të birin…

0

Viti 2017 ishte ai që solli si çift përpara gjithë publikut Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit. Dyshja vendosi të bënte një pushim nga çdo projekt gjatë periudhës së shtatëzanisë së Fahriyes. Ata i janë dedikuar plotësisht djalit të tyre Karan, i cili erdhi në jetë në Prill të këtij viti.
Fahriye tha se kalon shumë kohë me të birin dhe konsultohet shpesh me doktorë dhe psikologë. Ajo theksoi se edukimi dhe arsimimi do të bëhen në mënyrë të përkryer për djalin e saj, madje ka filluar që tani. Po, e lexuat saktë! Fahriye ka filluar ti lexojë djalit të saj artikuj të ndryshëm të sugjeruar nga mjekët për ta bërë atë më të kapshëm e të zgjuar kur të rritet.
Epo kjo po që është përgatitje speciale për Karan…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu