Mirel Mërtiri, inceneratorët dhe Erion Veliaj nxjerrin kandidat për Primaret e Saliut

0

Ndoshta do të qeshni, dikush mund ta quajë dhe të pabesueshme, por është e vërtetë.

Gert Bogdani është njeriu i dalë në foto me Mirel Mërtirin, fotoja e vetme publike që tregon fytyrën e Mirelit në Zimbabve, e deklaruar nga mediat e Zimbabve, ku më pas ka pasur skandale dhe pretendime korrupsioni, aferash, ministrash të arrestuar e të tjera si këto, por le ta lëmë atë.

Mirel Mërtiri, inceneratorët dhe Veliaj nxjerrin kandidat për

T’i kthehemi politikës së Shqipërisë, nuk ka rëndësi Zimbabve. Rëndësi ka Shqipëria. Inceneratorët, një aferë korruptive, një komision hetimor, një ministër i arrestuar, një sekretar i përgjithshëm, i arrestuar më pas i lënë në arrest shtëpie, persona të shpallur në kërkim.

Mirel Mërtiri, i cili është në foto me Gert Bogdanin, njeriu i cili është bashkëjetuesi, babai i fëmijëve të Stela Gugalles, njeriu i paguar nga Klodian Zoto, njeriu i lidhur dhe i shumëpërfolur si truri i inceneratorëve, njeriu që ka bërë aksident në Maqedoninë e Veriut dhe një nga ministrat kryesorë të Edi Ramës, ky është Gert Bogdani. Ka shpallur kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike.

Mirel Mërtiri, inceneratorët dhe Veliaj nxjerrin kandidat për

Gert Bogdani

Inceneratorët në garë për PD-në. Jo, nuk është një titull i radhës, nuk është një titull i shpikur. Mirel Mërtiri, inceneratorët, Erion Veliaj, afera korruptive, Edi Rama kanë nxjerrë Gert Bogdanin në garë për PD-në?

E vërtetë apo jo, fakti është një, fotoja e Mirelit dhe Gert Bogdanit. Gjyqet e hapura nga Mirel Mërtiri dhe kompanitë e inceneratorëve ndaj medias, janë një hiç përballë së vërtetës, përballë inceneratorëve, aferës së shekullit, komisionit hetimor dhe fakt që CNA e ka të provuar me dokumente zyrtare se inceneratori i Tiranës, kompania koncensionare Integrated Energy është duke u hetuar ashtu sikundër nëna e fëmijëve të Mirel Mërtirit është në kërkim, ashtu sikundër Klodian Zoto është në kërkim, i janë shmangur drejtësisë dhe sot, njeriu që ka qenë në foto krah Mirel Mërtirit, ka shpallur kandidaturën për primaret e PD-së dhe ky quhet Gert Bogdani.

Tani nuk do të kemi në garë një doktor si Ilir Alimehmeti, një kryetar të Forumit të PD-së, si Belind Këlliçi, një djalë nga skenat e artit si Julian Deda apo të tjerë persona që do të duan të mundin Erion Veliajn. Tani kemi një kandidat të inceneratorëve, ai quhet Gert Bogdani, i cili është në krah të Mirel Mërtirit në Zimbabve ku ka plasur një skandal.

CNA.al do të tregojë ditë pas dite jo vetëm nga ajo foto që është bërë publike, dokumentet e Mirel Mërtirit, Gert Bogdanit dhe të tjerëvese si lidhet kjo skemë që ka sjellë tashmë te Primaret e PD-së, çunin e Lulit, Gertin, të kthyer tashmë në një Primare të Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu