Babloku denoncon Vjollcën e Topit pas dëbimit të Kol Ballës: Po kërkon favore të paligjshme (gjoba me lajme kundër qeverisë)

0

Arsyeja se pse Vjollca Hoxha, me Lorin dhe dhëndrin dëbuan Sokol Ballën nga Top Channel 6 muaj pasi e bënë drejtor, duket se ka të bëjë me pazaret për përfitime të paligjshme nga paratë dhe pasuritë publike. Ashtu si Irfan Hysenbelliu, edhe Vjollca e Topit duket se ka kërkuar më shumë se sa duhet favore të paligjshme nga qeveria.

Teksa Rama ka bërë rezistencë, Vjollca ka ‘mbushur topin’ për të qëlluar ndaj qeverisë. Sokol Balla duket se nuk ka pranuar të përdoret si gjyle në Topin e Vjollcës, dhe kështu nisi sherri.

Pas largimit të Ballës, Vjollca Hoxha e mbushi vetë Topin, duke e drejtuar nga qeveria. Bëhet fjalë për raportime dhe kronika kritike ndaj qeverisë.

Në fakt, në kronika ka të vërteta, si për shembull largimi i shqiptarëve nga keqeverisja dhe ndoshta edhe për shkaqe të tjera.

Por, ky është një fenomen që është përshkallëzuar të paktën 10 vitet e fundit. Pse nuk ka folur më para Vjollca?

Përgjigjen e jep Edi Rama. Sipas kryeministrit, Vjollca Hoxha po dezinformon publikun kundër qeverisë me Topin e saj, për të detyruar qeverinë t’i japë favore të paligjshme.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash”, – shkroi në Twitter Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu