Zgjedhjet vëndore janë një proçes tjetër pastrimi për PD-në

0
Shkruan Zef Ndreka
Asnjë kalkulim nuk e nxjerr fituese opozitën në këtë përçarje që ka.
Vetëm bashkimi real i PD-së pa Berishën, do të mund të ishte një shpresë e dukshme larg në horizont. Asgjë tjetër!
Partitë e tjera, të majta e të djathta janë zbehur e kane humbur besueshmëri.
Drejtuesit e tyre mbetën kollovarë të përjetshëm tek PD-ja, vetëm duke përfituar prej sajë dhe duke e dëmtuar atë! Po ashtu edhe Metaj, historikisht me lëvizjet e tij si spiun!
Asnjëri grupim i PD-së nuk asimilohet në njëri-tjetrin, sa të jetë Berisha tek Foltorja dhe Metaj tek PL duke pritur të marrë në dorë si dhuratë prej “legjendës”, partinë më të madhe të opozitës.
Me këtë veprim të dukshëm që shkon në favor të Metës, Sali Berisha e ka vulosur vetë përfundimisht tradhëtinë ndaj PD-së dhe demokratëve anembanë vëndit.
Asgjë nuk do të ndryshojë deri në zgjedhjet lokale  kur Berisha do ia faturojë humbjen Alibeajt dhe Metës.
Por një gjë nuk duhet ta nënvlerësojnë demokratët:
Nëse PD-ja zyrtare do të marrë 20%, aq sa do të marrin së bashku Berisha, Metaj dhe tërë Partitë e djathta, atëherë, kush është përçarësi ketu, kush është pengusi, i pa besi, kush është tradhetari i PD-së?!
Do presim ta provojmë edhe këtë.
Pastaj, do mund të themi shume gjëra, por me kryesorja, do mund të themi me zë të lartë, se PD-ja është e pastruar nga shumë mbetje apo mbeturina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu