Vis Martinaj e ka rrëzuar shtetin/ Prokuroria kërkoi të kontrollonte disa banesa, Gjykata e ndaloi

0

Hetimet për të lëshuar dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Kurbinit kërkoi lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë. Nuk dihet se për çfarë ekzaktësisht kërkoi Prokuroria e Kurbinit të bënte ato kontrolle në Shijak.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 8 gusht, pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur. Zhdukja e njeriut shumë mediatik të botës së krimit dhe biznesit ka mbërthyer shqiptarët pas mediave për gati dy muaj. A është vrarë apo është zhdukur Martinaj? Fillimisht peshorja anonte më shumë nga inskenimi i ngjarjes. Së fundmi, dyshohet se Martinaj ka pësuar një fund tragjik

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu