Në takimin që ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot me disa aktivistë të shoqërisë civile ishte i pranishëm edhe avokati Përparim Rama.
Ai ka kërkuar nga kreu i Partisë Demokratike që të zbulojë se çfarë veprimesh do të ndërmerren në protestën që pritet të mbahet më 7 korrik. Gjatë fjalës së tij, ai ka treguar edhe incidentet që i kanë ndodhur gjatë pjesëmarrjes në protestat e mëparshme të thirrura nga Berisha.
“Çdo bëhet më 7 korrik, kjo buron nga një eksperience shumë e keqe sepse në protesta të mëparshme kam pësuar shok respirator dhe kam qenë në rrezik jete. Preferoj të vdes me plumb, jo nga mungesa e frymëmarrjes. Mund të rrimë të flasim pa fund për bëmat e kësaj qeverie. Dua të di ç’keni menduar? Nëse policia do bëjë forcë disproporcionale kundër nesh çdo bëjmë? Do t’ia vëmë flakën apo jo? Nëse nuk bëjmë veprime radikale dhe shkojmë atje të hamë gaz mua nuk më keni”, tha ai.