Ri-centralizimi socialist i shtetit!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ndryshimi i sistemit totalitar në 1991, do të shoqërohej pa tjetër me një varg reformash demokratike për të kompensuar kohën e humbur në 50 vite të diktaturës.
Ende pa mbaruar reformat nisura e gjysmake në vëndin tonë, të cilat nisen me decentralizimin e pushtetit, me marrjen e pushtetit në 2013 nga socialistët, filloi ndryshimi i kursit.
Rikthimi në centalizim të shtetit.
Ky rikthim filloi me të ashtuquajturen reformë territoriale, ku u kalua në përqëndrimin e pushtetit në pak duar, duke patur frikë të hapur për t’a deleguar atë.
Kjo lidhej shumë edhe me projektet e korrupsionit që kishin planifikuar socialistët e rilindur, dhe siç po ndodh realisht!
Kështu, u shkatërrua qeverisja reale vëndore. Socialistët qeverisin larg qytetarëve, larg halleve të tyre. Për to nuk është shqetësim rritja e mirëqënjes por abuzimi me pushtetin, me fondet.
Sigurisht që nuk është rastësi që ato ndërmorën reforma kundër decentralizimit dhe rritjes së përgjegjësisë qeverisëse lokale. Kështu ato ane planin primare të luftojnë të djathtën në koncept.
Të luftojnë decentralizimin si liri, si anti-pushtet!
Sepse, për 50 e kusur vite janë mësuar me centralizmin si diktaturë, si favore.
Po e njëjta situatë është më reformën në sistemin e gjykatave.
Një centralizim ekstrem do të thoja, më të egër se në kohën e diktatorit Hoxha.
Me gjykata larg popullatës, larg institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Kjo përbën një tjetër skandal të qeverisë Rama, pasojat e të cilave gjithsesi do të reflektohen në vota kundër.
Kështu pra , krahas të tjerave, rilindja po ri-centralizon shtetin socialist, po ricentralizon qeverisjes vëndore, po instalon diktaturën!
Në këtë “liri” reformash të qeverisë socialiste , ka rëndësi edhe fakti se shoqëria shqiptare sot për sot, ka mbetur pa opozitë.
Ku është PD-ja?!
Mungojnë alternativat qeverisëse.
Berisha dhe berishizmi nuk janë modele të gjalla për të sjellur shpresë.
PD-ja, ende nuk ka afruar një projekt të qartë. Ende nuk duket po duket në horizont! Nuk e kuptoj çfar po pret?!
Ende nuk dihet fati i saj përfundimtar.
Berishizmi po pengohet qartë dhe fort vetëm nga SHBA, BE etj. Është thënë qartë dhe është fakt së me Berishën dhe idetë e tij, e djathta degradon.
Po anti-berishizmin kush po e pengon?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu