BallinaPolitikëBesë-preri i Partisë Demokratike!

Besë-preri i Partisë Demokratike!

Date:

Related stories

Manifest Poetik! ​Liri për çlirimtarët!

Shkruan Azgan Haklaj Manifest Poetik! ​Liri për çlirimtarët! ​Nëpër shekuj stuhitë na...

Digju

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Digju Ti digju, por mos ju digj...

Të duam shumë

Shkruan Leo Nika Të duam shumë Një poezi për thesarin e...
spot_img
Shkruan Zef Ndreka
Deri sot kemi dëgjuar të anatemohet Lulzim Basha si besë-prerë!
Disa herë, kam pyetur edhe publikisht: kush ka qënë besa e lidhur ndërmjet Berishës dhe Bashës?! Askush nuk jepte përgjigje. Vetëm akuza në kor!
Por, që të etiketohesh besë-prerë, duhet të ketë një besë të lidhur më parë që nuk e ka mbajtur njëra nga palët.
Të gjithë duke besuar verbërisht Berishën, e fiksuan dhe e gjetën “të keqën” brënda PD-së.
Por pa asnjë argument! Pa asnjë fakt! Vetëm në tym, duke provokuar një nga cilësitë shekullore të shqiptarëve që është virtuti i besës. Kështu Berisha i mashtron lehtë shqiptarët! Lehtësisht, dhe pa asnjë moral!
Por në një dalje publike enkas, Basha e sqaroi burrërisht pozicioni e tij në lidhje me shpifsin. Besë kanë patur, por për punë në të mirë të Shqipërisë dhe të PD-së. Asgjë personale!
Pas një lufte 5 mujore, pa pushim, trekëndeshi i Bermudës firmosi koalicionin, firmosi
koalicionin me LSI-në, kundër Partisë Demokratike, duke thirrur votuesit e djathtë të votojnë majtas, për një parti bolshevike e të korruptuar kokë e këmbë.
Shtrohet pyetja për demokratët:
Cili paska qënë besë-preri këtu?!
Basha që paska “prerë” Berishën dhe pastroi PD-n , apo Berisha që tradhetoi PD-në që i lezetoi fort për mbi 30 vite?!
Demokratët janë njerëz të lirë. Ata nuk janë të askujt, vetëm të Partisë Demokratike!
Tani , demokratët kanë rastin të pozicionohen qartazi e prerë kundër korrupsionit , kundër mashtrimit, kundër mafjes politike, kundër bashkimit non grata!
Ta shporrin me votë Sali Berishën, Metën, Ramën dhe shputën e tyre të korruptuar që fëlliqën Shqipërinë kudo.
Ta fillojmë me 6 Mars, në zgjedhjet e pjesëshme vëndore.
Të bashkohemi të tërë rreth PD-së dhe kandidatëve të sajë më të mirë.
admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu