Ngrihet lart çmimi i naftës, Ministerja Delina Ibrahimaj: Nuk e ulim dot

0

Qeveria shqiptare nuk ndërhyn dot në treg për të ulur çmimin e naftës pasi thonë se nuk është e nevojshme që të rishikohen taksat për naftën dhe nënproduktet e saj. Kjo sepse sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj kjo është një luhajtje momentale e tregut. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo shtoi se po monitorohet që kjo rritje e çmimit të naftës të mos ketë efekte zinxhir edhe rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

‘Ka qënë siubjekt i rritjes prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë. Jemi në monitorim të këtyre cmimeve, do të bëjmë analizat e mundshme dhe ndërhyrjet që mund të bëhen. Operojmë në një ekonomi tregu të lirë, nuk mund të ndërhyjmë në cmime, priten që të reduktohen në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.’- tha ministrja.

Në të gjitha pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Shkak për rritjen e çmimit të naftës, tregëtuesit e saj kanë bërë me “faj” rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa një litër në vendin tonë vjen me koston 110-120 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu