Zyrat e Këshillit të Qakur Vlorë janë vjedhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ka qenë një person i paidentifikuar ende nga Policia, ai që ka vjedhur me thyerje këto zyra dhe ka marrë prej andej disa dokumente.
“Më datë 11.10.2021, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.
Duket se hajduti është orientuar mjaft mirë në zyrat që ndodhen te Pallati i Kulturës në Vlorë ku hyri nga dritarja mori dosje që dyshohen se kanë të bëjnë me zonën e Dhërmiut.
Ai ka thyer derën dhe më pas ka dalë nga dera kryesore. Bardhi Gjika shef, i zyrës se administrimit te tokave pranë qarkut Vlore nuk di ende të thotë se çfarë është vjedhur me ekzaktësi.
As policia nuk ka rënë ende në gjurmë të grabitësit të dosjeve por njofton se po analizon ende prova për ta identifikuar






