Mbrëmjen e kaluar kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se Sali Berisha nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Basha u shpreh për mediat se ky vendim ishte tepër i vështirë për të, por Berisha nuk e priti aspak mirë dhe nisi ta akuzonte për shitje të partisë te amerikanët. Vendimi për përjashtimin e Berishën nga grupi parlamentat i PD-së nuk u prit mirë as nga familjarët dhe rrethi i të afërmve dhe simpatizantëve të Berishës.
Këta të fundit e pritën Bashën sot me sharje, të bërtitura dhe ofendime nga të ndryshmet pas veprimit që bëri, madje e cilësuan edhe si tradhtar.
Por Basha tani nuk i frikësohet vetëm sulmeve fizike nga simpatizantët e Berishës, por edhe vetë këtij të fundit i cili për 30 vite me radhë ka eliminuar kundërshtarët në parti nga Azem Hajdari deri tek Sokol Olldashi. Burime për mediat bëjnë me dije se agjencitë informative të huaja dhe vendase janë duke monitoruar me kujdes çdo lëvizje të, në kuadër të masave të sigurisë për jetën e Lulzim Bashës. Mësohet se struktura vendese me persona të infiltruar po mbajnë nën monitorim çdo lëvizje të rrethit të krimeve të Sali Berishës.
Por jo vetëm kaq pasi disa persona që dyshohet se kanë kryer krime në llogari të Berishës janë duke u vëzhguar nga këto struktura, pasi konsiderohen si njerëz që merren me eliminimin fizik në forma nga më të pabesueshmet. Ndërkohë rreth banesat ku jeton kryedemokrati Basha janë shtuar rojet e sigurisë. Por jo vetëm kaq pasi mësohet se Basha ka punësuar edhe njerëz privatë të besuar për t’u kujdesur për sigurinë e tij.






