Nano: Saliu një nga horrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë! Ku janë “Trimat” që e mbronin?

0

Analisti Mustafa Nano, një nga zërat mediatikë më kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ‘shigjetuar’ të gjithë ata që dikur ishin mbështetës të flaktë të Berishës e që sot, pas shpalljes “non grata” janë fshehur dhe nuk thonë asnjë fjalë.

Nano shprehet se edhe pse Berishën e konsideron si një nga horrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë, sot përbuzja më e madhe është për të gjithë ata persona që sot po qëndrojnë në hije dhe po presin të ndodhë ajo që ka për të ndodhur, e pastaj të dalin në shesh si anti-berishianë.

Postimi i plotë:

Kanë qenë të shumtë ata që, në harkun e 25 viteve të fundit, më kanë dalë përballë si berishianë në studio televizive e në faqe gazetash (si polemistë). E kanë mbrojtur Berishën me krenari e vendosmëri, duke m’i sjellë zorrët te goja. Por edhe duke ma nxirë jetën. Dhe tani që Berisha është në hallin më të madh të jetës së tij, pothuajse të gjithë kanë bërë të ndenjurat mënjanë. Nuk ka më berishianë. Janë zhdukur si me magji. Kanë zënë të mendojnë keq për idhullin e tyre? U ka hapur sytë vendimi amerikan për ta shpallur Berishën ‘persona non grata’? Nuk besoj. Për mua, po bëjnë atë që kanë bërë edhe kur i lëpiheshin Berishës: Ndjekin e kurojnë karrierën e tyre, që është ngritur mbi parimin “kthehu andej nga fryn era”. Prandaj, e kanë qepur gojën. Po presin të ndodhë ajo që ka për të ndodhur, e pastaj të dalin në shesh si anti-berishianë. Unë më shumë përbuzje kam për këta sesa për Berishën, të cilin e konsideroj megjithatë një nga horrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë qysh prej themelimit të shtetit. (Ndoshta ia merr në këtë mes Enver Hoxha e Esat Toptani. Ndoshta.) Por ka një soj më të keq sesa këta. Është soji i berishianëve që (janë shumë pak, duhet thënë) s’e kanë pasur për gjë këto ditë t’i kthejnë shpinën Berishës. Madje, po e kritikojnë atë. E kritikojnë nga pozita filoamerikane. Çfarë vemjesh! Ata që kanë pritur vitin 2021 (dhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit) për të kuptuar se kush është Sali Berisha janë vemje, vemje, vemje.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu